Financa

Fiskalizimi në Shqipëri prej 1 Janarit


Prej datës 1 janar të gjithë tatimpaguesit duhet të marrin masat e duhura me qëllim që të përmbushin detyrimet Ligjore, referuar Ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit” në Shqipëri.

Subjekt të fiskalizimit të faturës do të jenë të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë fatura fiskale dhe tatimore sipas këtij Ligji dhe legjislacionit në fuqi për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Këtu përfshihen organet publike, bankat, institucionet financiare jobankare dhe subjekte të tjera, që ofrojnë shërbime pagesash të faturave elektronike.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) ka deklaruar se “ato do të kenë menaxhimin më të mirë të stafit të burimeve njerëzore duke digjitalizuar proceset e punës”.

Gjithashtu DPT-ja ka informuar mbi ndikimin që fiskalizimi do sjellë tek bizneset me ndërlidhjen e inovacioneve teknologjike në Shqipëri.

“Fiskalizimi kontribuon gjithashtu në uljet e kostove të biznesit, pasi zgjidhjet software-ike që do të përdoren në këtë proces, janë inovacion në fushën e teknologjisë që ofrojnë shërbime me kosto të ulët”, ka njoftuar DPT.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore