Kosova

“Fiket ëndrra për të pasur shtëpinë tonë”, rrëfimi për BBC i mësimdhënësit nga Kosova që po e braktisë Britaninë e Madhe


Agron Cakaj - Mësimdhënës

Prestigjiozja britanike BBC, i ka dedikuar artikull një mësimdhënësi me prejardhje nga Kosova.

Bëhet fjalë për Agron Cakaj, i cili në intervistën dhënë për mediumin BBC, ka thënë se nuk sheh të ardhme për familjen e tij në Britaninë e Madhe.

Pasi u shpërngul nga Kosova në vitin 1998 kur nisi lufta, ai tha se kishte synim të arrinte ëndrrën e tij, por më vonë e kuptoi se kjo kurrë nuk do të bëhej realitet, transmeton AlbanianPost.

Në rrëfimin e tij, mësimdhënësi ka treguar se së bashku me bashkëshorten, të dy mësimdhënës, jetojnë dhe punojnë në një nga pjesët më të privuara të Birminghamit.

Pamundësia për të blerë një shtëpi ka bërë që çifti të planifikojnë të largohen nga Mbretëria e Bashkuar drejt Polonisë.

Agroni me familjen e tij fillimisht ishte vendosur në Londër me shpresën që t’i mblidhte paratë për blerjen e një shtëpie.

“Na është dashur të heqim dorë nga kjo ëndërr, sepse sinqerisht, me rritjen e kostos së jetesës, ideja për të kursyer është shkatërruar. Nuk do të na mjaftojnë paratë kurrë. Jemi humbës të përhershëm në këtë sistem, edhe pse të dy jemi mësimdhënës”, rrëfeu Cakaj.

Cakaj bëri thirrje që tregu të jetë më i balancuar, ku një banesë me qira të kushtojë më pak se 30 për qind e të ardhurave mujore për një familje.

Ai po ashtu ka thënë se ka ndjenja të përziera për Britaninë e Madhe.

“Kam shumë ndjenja të mira dhe mirënjohës për një vend kaq mikpritës. Nga ana tjetër, nuk asnjë dilemë se ku të qëndroj. S’ka të bëjë kjo me të ardhmen time, por me fëmijët e tij. S’është vendim i lehtë pas një investimi 26-vjeçar të jetës këtu. Punoj në thellësi dhe nuk shoh t’i kushtohet vëmendje profesionit të mësuesit apo arsimit. Mësuesit po largohen nga profesioni”, ka thënë Cakaj tutje.

Partitë politikë në Britaninë e Madhe kanë përcaktuar një numër politikash në lidhje me strehimin e të huajve.

Partia Laburiste ka premtuar se do të ndërtojë 1.5 milionë shtëpi të reja në Angli në 5 vitet e ardhshme.

Ata kanë thënë se heqja e rregullave për planifikim do të ndihmojë në lehtësimin e strehimit, derisa është paralajmëruar se do të ndalohet lufta e ofertave për qiradhënien.

Lideri laburist Keir Starmer ka thënë gjithashtu se partia e tij do të ndalojë “luftërat e ofertave” me qira nëse partia e tij hyn në pushtet.

Ndërtimi i shtëpive për të huajt, sipas politikanëve britanikë, do të ndihmonte në luftimin e dukurisë së mospasjes së strehimit.

Të Gjelbrit kanë thënë se do të bëjnë fushatë për këshillat që t’u jepet autoriteti për të vendosur kontrolle të qirasë, për t’i dhënë fund të Drejtës për të blerë dhe për të ndërtuar 150 mijë shtëpi sociale në vit në Angli.

Partia Konservatore ka vendosur qëllimin e ndërtimit të 1.6 milionë shtëpive në Angli gjatë së njëjtës periudhë.

Ata po planifikojnë gjithashtu të ringjallin skemën “Help to Buy”, e cila do t’u sigurojë blerësve për herë të parë një hua kapitali deri në 20% kundrejt kostos së një prej këtyre shtëpive të reja.

Konservatorët po ruajnë gjithashtu pragun aktual të tarifës së pullës prej 425 mijë funtesh në Angli dhe Irlandën e Veriut për blerësit për herë të parë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore