Aplikimi për bursë financiare nga studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë (FHF), ka përfunduar.
Ky fakt u zbulua nga një vëzhgimi i kryer në ambientet e FHF-së. Aty janë vetëm kutitë për dorëzimin e dokumentave të përjashtimit nga tarifa. Procesi i aplikimit për bursë kalon në tri faza dhe data 25 janar është faza e fundit.
Ndonëse procesi mësimor po zhvillohet online, studentët e universiteteve publike do të vijojnë të përfitojnë bursë nga shteti.
Studentët kanë pakënaqësi në lidhje me punën që ka kryer administrata përkatëse.
“Bursat akoma nuk janë miratuar dhe si justifikim është gjetur infektimi me Covid-19 i sekretareve. Ne kemi shkuar për të marrë listat e notave por nuk na i japin “, janë shprehur disa nga studentët e fakultetit.
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave, në janar të 2019-ës, qeveria i jep përgjegjësi bordit të administrimit për miratimin e bursave. Ky bord ka të drejtë të shqyrtojë dhe të marrë vendimin për bursat financiare.
Studentët që përmbushin kriteret e marrin pagesën e bursës prej fillimit të vitit akademik ose në muajin pasardhës, nga momenti i aplikimit.
Studentët janë ankuar por në faqen zyrtare të FHF-së është publikuar një listë me fituesit e bursës studentore.
Aty është shpalosur thirrja që ka bërë fondacioni ALSAR për inkurajimin e studentëve ekselentë. Ky fondacion ofron 50 bursa për studentët. Data e fundit për regjistrim është 25 Janari.
Numri dhe plani i shpërndarjes së bursave miratohet me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Sportit.
Institucionet publike të arsimit të lartë, shqyrtojnë dhe miratojnë çdo vit bursat për çdo student pas vitit të parë të studimeve që rezulton student në nevojë. Vendimet e tyre për miratimin e bursave të studentëve bëhen publike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com