Sport

Fernando Alonso del nga spitali


Pas një komunikim zyrtar të “Alpine F1 team”, është bërë e ditur që piloti spanjoll, Fernando Alonso, ka dalë nga spitali.

Alonso pësoi një aksident me bicikletë disa ditë më parë në Zvicër, aksident ky që i shkaktoi disa fraktura dhe e detyroi të shtrihet në spital.

“Pas një periudhe prej 48 orësh ku Alonso u mbikëqyr nga spitali në Zvicër, ai është liruar dhe do vazhdojë rikuperimin në shtëpi.”

“Ai do ketë një periudhë të shkurtër ku do pushoj plotësisht para se të filloj përgatitjet për fillimin e sezonit të ri.”

“Si gjithmonë, ju falënderohemi të gjithëve që i uruat Fernando-s rikuperimin më të mire.”

Sezoni i F1 fillon më 26 mars në Bahrain.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore