Lajme

Ferguson: Mesazhet që vijnë nga Serbia, kundër frymës së stabilitetit rajonal


Edward Ferguson

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, në një intervistë për Nova Ekonomijatë hënën, duke folur rreth investimeve të huaja në Serbi, deklaroi se mesazhet që vijnë nga politikanët serbë nuk janë në funksion të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Ne monitorojmë dhe vlerësojmë rreziqet për investitorët e huaj dhe hartojmë një raport informues për kompanitë. Aktualisht jemi në proces të përditësimit të këtyre të dhënave për Serbinë dhe ai raport do të publikohet në korrik. Unë mendoj se investitorët presin disa gjëra”, theksoi ai.

“E para lidhet me treguesit bazë ekonomikë dhe Serbia ka një pasqyrë të mirë ekonomike – investitorët kërkojnë stabilitet, por mesazhet që vijnë nga politikanët nuk janë gjithmonë mesazhe stabiliteti dhe përmirësimi të marrëdhënieve rajonale dhe kjo është ajo që u intereson investitorëve”.

“Serbia, për fat të keq, ende nuk i ka zgjidhur mosmarrëveshjet e saj me disa vende fqinje si Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Sa më shpejt që këto probleme të zgjidhen në mënyrë konstruktive, aq më shpejt këto vende mund të paraqiten bashkërisht para investitorëve të mëdhenj, si rajon dhe jo si treg i fragmentuar i vendeve individuale e të vogla”, shtoi ndër të tjera Ferguson.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore