Emra si Pete Sampras, John McEnroe, Bjorn Borg apo Jimmy Connors, janë ende pjesë e debateve se cili është më i miri i gjithë kohërave. Ndonesë duhen respektuar dhe madje, të merren në konsiderat me seriozitet, për tifozëet e sotëm zgjedhja mbetet tek delta dominante – Roger Federer vs Rafael Nadal vs Novak Djokovic.
Pasi rishkroi historinë për të nëntën herë në Rod Laver Arena [Australian Open] kundër rusit Daniil Medvedev me rezultatin 7 – 5, 6 – 2, 6 – 2, 33 vjeçari serb mbetet mbreti i Melbourne-it.
Cili është me i madhi i të gjithë kohërave?
Le t’i hedhim një sy statistikave –
Federer dhe Nadal udhëheqin me 20 kampionate madhore [Grand Slam] ndërsa ndiqen nga Djokovic, i cili ka 18.
Nëse për Djokovic mund të thuhet se është mbreti i Rod Laver Arena-s, Nadal është padyshim mbreti i Roland Garros [French Open/Kampionati Madhor i zhvilluar në Francë] dhe, Federer i Wimbledon-it [Kampionati anglez].
Federer vs Nadal vs Djokovic
Roger Federer
- Renditja: Nr. 5
- Tituj karriere: 103
- Tituj Grand Slam: 20 (gjashtë herë Australian Open – 2004, 2006, 2007, 2010, 2017, 2018; një French Open – 2009; tetë herë Ëimbledon – 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2009, 2021, 2017; pesë herë US Open – 2004, 2005, 2006, 2007, 2008)
- Tituj të mëdhenj: 55 (20 Grand Slam, 6 Finale ATP dhe 28 ATP Masters 1000)
Rafael Nadal
- Renditja: Nr. 2
- Titujt e karrierës: 86
- Tituj Grand Slam: 20 (një Australian Open – 2009; 13 French Open – 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2017, 2018, 2020; dy Ëimbledon – 2008, 2010; katër US Open – 2010, 2013, 2017, 2019)
- Tituj të mëdhenj: 55 (20 Grand Slam, 35 ATP Masters 1000)
Novak Djokovic
- Renditja: Nr. 1
- Tituj karriere: 82
- Titiuj Grand Slam: 18 (nëntë Australian Open – 2008, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016, 2019, 2020, 2021; një French Open – 2016; pesë Ëimbledon – 2011, 2014, 2015, 2018, 2019; tre US Open – 2011, 2015, 2018)
- Titiuj të mëdhenj: 59 (18 Grand Slam, pesë Finale ATP, 36 ATP Masters 1000)
Pra, kush është më i madhi i të gjithë kohërave?
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael