Krerët e Federatës së Basketbollit të Kosovës, kanë pritur në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqin, bashkë me zyrtarët tjerë të KOK-ut, ku diskutuan për bashkëpunimin sa më të mirë mes tyre.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, e ka njoftuar Ismet Krasniqin për aktivitetet e FBK-së për vitin 2021, e në veçanti për formalizimin e sistemit të edukimit të trajnerëve dhe në këtë aspekt ka thënë se ndihmë të madhe do të mund të kishte dhënë edhe KOK-u si institucioni më i lartë i sportit në vendin tonë.
Gjithashtu Fetahu me theks të veçantë ka përmendur edhe një nga objektivat strategjike të FBK-së për vitet 2021-2025, “Femrat në Basketboll”, duke thënë se për herë të parë është formuar përfaqësuesja A e femrave, që gjatë verës do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro.
Për këtë, FBK ka kërkuar mbështetje nga KOK-u nëpërmjet programit të Solidaritetit Olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Drejtuesit e lartë të FBK-së po ashtu kanë premtuar vazhdimin e bashkëpunimit me Komitetin Olimpik të Kosovës, si një institucion shumë i rëndësishëm në zhvillimin e sportit në vendin tonë.
Në anën tjetër, numri një i KOK-ut, Ismet Krasniqi, e ka përgëzuar Fetahun për punën e tij dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe e ka vlerësuar FBK-në si partner të fuqishëm në zhvillimin e sportit në Kosovë.
Krasniqi premtoi përkrahje për edukimin e trajnerëve të basketbollit, duke theksuar se, Bordi i KOK-ut shumë shpejt do të dalë me një vendim të krijimit të Akademisë Olimpike dhe premtoi përkrahje nga KOK-u për Federatën e Basketbollit të Kosovës, si dhe Federatat tjera Sportive në vendin tonë.
Krasniqi po ashtu premtoi se, bashkëpunimi mes FBK-së dhe KOK-ut do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen nëpërmjet projekteve të ndryshme të përbashkëta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael