Sport

Federata e Basketbollit të Kosovës ftohet në kongresin e FIBA-s


Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, ftohen të marrin pjesë në Kongresin e FIBA-s më 3 qershor.

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) ka bërë të ditur se do të organizojë Kongresin e saj të dytë Afatmesëm më 3 qershor 2021.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale me pandeminë COVID-19 në të gjithë botën, dhe sipas dispozitave të veçanta ligjore për takimet e organizatave zvicerane gjatë kësaj periudhe, Kongresi i FIBA-s do të mbahet ‘online’”, ka njoftuar FIBA.

Në këtë kongres janë të ftuar t’i bashkohen edhe kryetari dhe sekretarja e FBK-së, të cilët do të shpalosin vështirësitë me të cilat janë ballafaquar gjatë periudhës së pandemisë, por gjithashtu edhe punën që kanë bërë dhe planet për të ardhmen.

Pas Kongresit të FIBA-s të mbajtur në gusht 2019 në Kinë, kur Kosova për herë të parë u përfaqësua që nga pranimi në FIBA nga Sekretarja e Përgjithshme, Kongresi Afatmesëm “FIBA 2021” synon të mbajë të informuar Federatat Nacionale mbi përparimin që po bën FIBA për të gjitha objektivat e saj dhe të sigurojë informacion dhe njohuri të dobishme mbi shtyllat thelbësore të punës së FIBA-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore