Lajme

FBI bastis shtëpinë e analistin politik amerikano-rus, Dimitri Simes


Agjentët e FBI-së kanë bastisur dhe kontrolluar shtëpinë e Dimitri Simes në Virginia.

Ai është një komentator i njohur politik dhe autor i emisionit për çështje aktuale në televizionin shtetëror rus, Channel One, raportoi gazeta Rappahannock News.

Simes tha për këtë gazetë se ndodhet jashtë vendit, por se ndihet i “shqetësuar dhe i habitur” nga aksioni i FBI-së.

Ai tha për agjencinë ruse të lajmeve, TASS, të premten se lajmet se agjentët e FBI-së ndodhën në shtëpinë e tij janë të vërteta, edhe pse ai nuk ishte njoftuar zyrtarisht.

Ai ka shërbyer si këshilltar joformal i ish-presidentit amerikan, Richard Nixon, dhe ka udhëtuar rregullisht me Nixonin në Rusi dhe në ish-vendet e tjera sovjetike.

Më 1994, Nixon e emëroi atë kryetar të Qendrës për Interes Kombëtar, e cila në atë kohë quhej Qendra e Nixonit për Paqe dhe Liri.

Simes u largua nga kjo pozitë në vitin 2022.

Ai ishte gjithashtu këshilltar në fushatën presidenciale të Donald Trumpit më vitin 2016 dhe e aranzhoi një fjalim të rëndësishëm për politikën e jashtme më 2016, në të cilin Trump shpalosi vizionin e tij për bashkëpunim më të madh me Rusinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

  • FBI

  • Lajmet kryesore