Klubi i Ajax-it, së bashku me kompaninë sponsorizuese të fanellave “Adidas”, me familjen e Bob Marley-t dhe “Bravado”-n, që është pjesë e “Universal Music Group”, kanë njoftuar lëshimin e një fanelle ekskluzive për sezonin 2021/22 të frymëzuar nga ikona e muzikës, Bob Marley.
Fanella në fjalë, që do të jetë fanella e tretë lidhet me këngën “Three Little Birds” (Tre zogj të vegjël) të Bob Marley-t, e cila është një himn për tifozët e Ajax-it që nga viti 2008.
“Jam jashtëzakonisht e prekur që Ajax-i ka marrë ‘Tre Zogj të Vegjël’ dhe e kanë bërë himnin e tyre”, tha vajza e ikonës së reggae, Cedella Marley.
“Tregime si kjo më ngrohin zemrën dhe tregojnë se sa me ndikim mund të jenë këngët si ‘Tre Zogj të Vegjël’”.
“Futbolli ishte gjithçka për babanë tim…dhe për të përdorur fjalët e tij, futbolli është liri”, përfundoi ajo.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael