Facebook Meta njofton: Hackerat shfrytëzojnë interesimin në ChatGPT për të depërtuar në pajisjet e të tjerëve
Hakerët shfrytëzuan interesin global në ChatGPT për të depërtuar në pajisjet e të tjerëve”, thuhet në një raport sigurie të Facebook Meta të publikuar në mes të javës së kaluar.
Kompania zbuloi një softuer që pretendonte të ofronte mjete të bazuara në ChatGPT, por në fakt përmbante “malware” të krijuar për t’u dhënë hakerëve qasje në pajisjet e të tjerëve.
Shefi i sigurisë së informacionit në Meta, Guy Rosen, tha se kishte bllokuar shpërndarjen e më shumë se 1,000 adresave të internetit të lidhura me këtë lloj aktiviteti të keq që nga marsi i këtij viti.
Mjetet e shfrytëzuara përfshinin veçori funksionale të ChatGPT, por gjithashtu përmbanin edhe kode me qëllim të keq për të infektuar pajisjet e përdoruesve.
Meta tha se kishte “hetuar dhe kishte ndërmarrë veprime kundër llojeve të malware-ve” për të mbrojtur përdoruesit e saj nga këto sulme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com