Dita e dytë e testimeve në Barcelonë po vazhdon të thotë atë që tha dita e parë – McLaren dhe Ferrari në krye.
Sesioni i mëngjesit i ditës së dytë, që zgjati plot pesë orë, përsëri shërbeu për të testuar qëndrueshmërinë e makinës.
Edhe pse kohët e vendosura gjatë testimeve dinë shpesh herë të jenë ndryshe nga ato çfarë sezoni thotë, pak parasysh duhet të merren.
Dhe, mëngjesi i ditës së dytë të testimeve, tha atë që u pa edhe në ditën e parë të tyre.
Në vendin e parë ishte McLaren, këtë radhë me Daniel Ricciardo.
Australiani i skuadrës nga Anglia, kompletoi 61 xhiro dhe arriti të vendosë kohën më të mirë.
Pas tij, përsëri një Ferrari – ai i vetmi që ishte në pistë, Carlos Sainz.
Se Mercedes dhe RedBull janë thjeshtë duke testuar qëndrueshmërinë, e vërtetoi fakti që Perez përfundoi i teti dhe Hamilton në vendin e nëntë.
I treti ndërkohë ishte Gasly, dhe në vendin e katërt impresionoi makina e Williams me në krye Alexander Albon.
Në vendin e pestë ishte Stroll, dhe pas tij ishin Schumacher dhe Bottas.
Esteban Ocon mbylli top dhjetëshen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com