Sport

F1/ Dita e parë e testimeve, Ferrari dhe McLaren me sinjale të forta


Sot është zhvilluar dita e parë e testimeve në Formula 1, me skuadrat që janë paraqitur prapa “dyerve të mbyllura”.

Pa transmetim, Formula 1 ka filluar testimet e para në pistën e Katalunisë .

Këto testime do të zgjasin tri ditë, dhe dita e parë pak a shumë e dhuroi një pasqyrë të asaj çfarë mund të presim këtë sezon.

Edhe pse zakonisht ditët e para, më shumë vlejnë për të testuar qëndrueshmërinë e makinës, sesa shpejtësinë e tyre.

Mirëpo, me disa pilotë dhe disa skuadra që arritën më shumë se 100 xhiro të zhvilluara në pistë, dy skuadrat që impresionuan më shumë ishin Ferrari dhe McLaren.

Skuadra nga Anglia, McLaren – sot në pistë ishte vetëm me Lando Norris.

Dhe ishte pikërisht Lando Norris që përfundoi në vendin e parë gjatë ditës së sotme – me një kohë prej 1m19.568s.

Pilotin britanik, më pas e ndoqën ata të Ferrari-t.

Charles Leclerc në vendin e dytë dhe Carlos Sainz në të tretin erdhën pas tij, e më pas George Russell dhe Hamilton në vendet katër dhe pesë me Merceddes.

Vettel dhe Tsunoda vijnë në vendet gjashtë dhe shtatë.

Max Verstappen erdhi i teti, por dita për kampionin e botës ishte shumë pozitive, pasi ai kompletoi 150 xhiro – pra afro tri gara bashkë.

Red Bull janë të lumtur me makinën, që momentalisht duket si më e forta nga qëndrueshmëria nga të gjithë të tjerat.

Ferrari e nisi mirë këtë sezon, derisa Haas dhe Alfa Romeo ishin skuadrat me më shumë probleme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore