Stil

Era Istrefi kopjohet nga Camila Cabello


Era Istrefi dhe Camila Cabello

Personazhet me famë botërore të cilët punësojnë një ekip të tërë stilistësh dhe grimierësh për ta bërë çdo paraqitje të tyre publike spektakolare dhe origjinale, jo gjithmonë arrijnë të duken unikë kur vijnë me pamje të re.

Ndërsa disa prej tyre e bëjnë këtë me shumë delikatesë, duke huazuar vetëm disa detaje dhe tipare dalluese aty-këtu, të tjerë kopjojnë plotësisht veshjet e të tjerëve.

Kjo gjë ka ndodhur edhe me këngëtaren Era Istrefi e cila pak ditë më parë është rikthyer me një projekt të ri muzikor “Bebe”, ku shihet me një veshje ngjyrë gjelbër neon që thekson linjat e saj trupore.

Era Istrefi

Pas saj me të njëjtën veshje është parë edhe këngëtarja e hitit “Havana”, Camila Cabello.

Camila Cabello

25-vjeçarja me këtë veshje ka pozuar në disa fotografi në platformën sociale Instagram përmes të cilave ka njoftuar fansat për një projekt të ri.

Camila Cabello

Megjithatë kjo nuk shënon herën e parë që artistët me famë botërore “kopjojnë” veshjet e yjeve shqiptarë.

Pak javë më parë komedianja e famshme amerikane, Tiffany Haddish, ishte në mesin e yjeve pjesëmarrës në ceremoninë e 94-të të Oscars, ajo u paraqit e veshur me një fustan elegant, të cilin më parë e kishte veshur aktorja shqiptare Monika Lubonja.

Tiffany Haddish dhe Monika Lubonja

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore