Fansat e rep artistit Eminem mbetën të zemëruar pasi ai vonoi publikimin e këngës së tij të re Tobey.
Artisti 51-vjeç ngacmoi fansat të hënën e 1 qershorit teksa zbuloi se singulli i tij i ri do të dilte në mesnatë.
Por pasi fansat e zhgënjyer pritën me orë të tëra për të dëgjuar për herë të parë këngën, ajo as që u publikua, shkruan DailyMail, transmeton AlbanianPost.
Fansat shprehën zemërimin e tyre në platformën X, i njohur më parë si Twitter, dhe etiketuan rrjetet sociale të rep artistit.
“Unë rifreskoj gjithçka për të parë këngën e ‘Tobey’ dhe kuptova që Eminem nuk e ka në plan ta publikojë”, shkroi një përdorues, derisa një tjetër shtoi – “Eminem po presim. Këtu është pothuajse ora 4 e mëngjesit”.
Një tjetër ndjekëse pati një pyetje dhe e luti rep artistin që “të mos bëhet” si një koleg i tij – “Po ku dreqin është singulli yt i ri? Mos u bëj si Kanye West”.
Ndryshe, “Houdini” është singulli i parë nga albumi i ardhshëm i 15-herë fituesit të “Grammy”, “The Death of Slim Shady (Coup de Grâce)”, i cili do të dalë këtë verë.
Një trailer për albumin doli në internet menjëherë pas paraqitjes së tij në NFL, duke treguar një reporter të vërtetë krimi që diskuton vdekjen e alter egos së Eminem, Slim Shady.
“Nëpërmjet vjershave të tij komplekse dhe shpesh të kritikuara, që përdredhin gjuhën, antiheroi i njohur si Slim Shady nuk ka pasur mungesë të armiqve”, thotë ai mes tjerash.
Bashkëpunëtori i gjatë i Eminem, 50 Cent, më pas shfaqet në një skenë
Në pistë, Eminem vë në shënjestër edhe Megan Thee Stallion teksa aludon për incidentin e vitit 2020, në të cilin ajo u qëllua në këmbë nga rep artisti, Tory Lanez.
Kënga pasoi shpejt në mediat sociale, dhe fansat e dënuan Eminem për tallje në dukje me përvojën “traumatike” të Megan Thee Stallion.
Rep artisti publikoi albumin e tij të fundit, “Music to Be Murdered By”, në janar të vitit 2020.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com