Muzikë

Eminem nuk i ka bërë “diss” presidentit të Meksikës, siguron zëdhënësja


Qeveria e Meksikës mohoi që reperi Eminem të kishte kompozuar ose kënduar një këngë kundër Presidentit Andrés Manuel López Obrador (AMLO).

Gjatë një konference për shtyp, Ana Elizabeth García Vilchis, zëdhënëse e institucionit të presidencës, deklaroi se është “kulmi i absurdit” të mendosh se këngëtari amerikane është autori i audios që është transmetuar në rrjetet sociale.

“Ata shpifën që një reper i famshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një këngë kundër AMLO-s. Eminem u bë trend në Twitter për një këngë që qarkullon në rrjetet sociale ku reperi dëgjohet duke akuzuar qeverinë AMLO, por kjo këngë është false. Nuk ekziston një këngë e tillë kundër AMLO-s që Eminem ta ketë kënduar apo kompozuar”, tha García Vilchis.

Zyrtarja siguroi se bëhet fjalë për një video të edituar me imazhe të AMLO-s që u bë virale në rrjetet sociale.

Për cilën këngë flet García Vilchis?

Gjatë javës që lamë pas, u publikua një këngë kundër López Obrador në të cilën u imitua zëri i Eminem.

Montazhi u shpërnda nga kundërshtarët e qeverisë së Andrés Manuel López Obrador, të cilët pretenduan se autorësia e audios prej vetëm 30 sekondash ishte origjinale e Slim Shady.

Montazhi, ndër të tjera, e përshkruan AMLO si një “mesia e rremë” dhe kritikon konferencat presidenciale të mëngjesit.

Zëri i Eminemit

AFP shqyrtoi nëse kënga mund të ishte “deepfake”, një term i përdorur për të përshkruar përmbajtje të rreme, të krijuar nga inteligjenca artificiale (AI), që paraqet ngjarje të trilluara me një pamje reale.

Një kërkim në Google me fjalët kyçe në anglisht “Eminem deep fake voice” çoi në një raport gazetaresk më 21 maj 2021 në lidhje me një softuer të quajtur Uberduck, i cili lejon imitimin e zërave të artistëve si Kanye West dhe Eminem, ndër të tjerë, dhe gjenerimin e këngëve me zërin e tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=k18ItvCXUBQ

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore