Gatimi

Ëmbëlsirat, të preferuarat e të dashuruarve!


Na ndajnë vetëm pak ditë nga festa e të dashuruarve, Shën Valentini dhe nëse s’jeni të sigurt që dhurata juaj do ta kënaqë në maksimum personin e zemrës, ka gjithmonë një “as” nën mëngë: Ëmbëlsira!

Mund të duket si klishe, por çfarë më mirë se diçka e ëmbël mund të finalizojë këtë ditë.

Administratorja e pastiçerisë Acropol, Vasilika Papa, është shprehur për Albanian Post se shitjet e të ëmblave për Shën Valentin janë të larta.

“Shën Valentini po festohet çdo vit e më shumë. Këtë e vërejmë nga kërkesat e shumta për ëmbëlsira në ditën e dashurisë”, shprehet ajo.

Në të gjithë pastiçeritë e vendit mbizotëron ngjyra e kuqe. Torta në formë zemre, shporta apo çokollatat e paketuara janë kryefjala e këtyre ditëve.

“Kemi kërkesa nga më të ndryshme, torta me nënshkrime dashurie, me foto të personalizuara e kuti të mbushura me plot ëmbëlsi dhe dashuri”, thotë Vasilika.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore