Ëmbëlsira me krem karamel mbetet ndër më të popullarizuarat gjithandej, ndërsa mes arsyesh thuhet të jetë shija unike dhe e lehtë për tu konsumuar menjëherë pas ushqimit.
Përbërësit
300 mililitra qumësht me yndyrë
2 vezë
80 gram sheqer
40 mililitra ujë
Përgatitja
Kremi – Fillimisht, filloni ta ngrohni qumështin në një tenxhere të vogël, në ndërkohë në një enë tjetër rrihni vezët dhe sheqerin për 60 sekonda.
Më pas, shtojeni qumështin e vakët dhe vazhdoni përsëri t’i rrihni vezët. Në fund lejeni anash enën me krem.
Karamele – Duhet të bëni kujdes, sepse karamele mund të ngrijë nëse nuk jeni të saktë me udhëzimet e recetës.
Si fillim, hidheni sheqerin një tenxhere të vogël që nuk ngjit dhe e lëni të shkrijë në flakë të mesme, por pa e përzier me lugë.
Kur sheqeri të tretet plotësisht dhe të marrë ngjyrë, shtoni pak nga pak ujin dhe vazhdoni ta përzieni me rrahësin e vezëve derisa masa të bëhet homogjene.
Hiqeni nga zjarri dhe e shpërndani masat, dhe hidheni kremin e lënë anash nëpër format me karamele duke i vendosur në një tavë të mbushur me ujë.
Piqeni në një furrë të ngrohur paraprakisht dhe në temperaturën 160°, për gjithsej 40 minuta.
Ju bëftë mirë!
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor