Auto

Elon Musk hap diskutime në Kinë pas postimit të një poeme të lashtë kineze


Postimi në mediat sociale i një poeme të lashtë kineze nga shefi i Tesla-s, Elon Musk, i ka shtyrë përdoruesit kinezë të internetit të përfshihen në një debat mbi kuptimin.

Kjo është shoqëruar edhe me shumë nga ata që e lavdërojnë atë mbi njohuritë e tij për tekstin, tregon e përditshmja “Reuters”.

Poema alegorike e postuar nga Musk, përshkruan marrëdhënien midis dy vëllezërve nga një familje mbretërore gjatë periudhës ndërluftuese të Tre Mbretërive të Kinës.

Ajo mësohet në të gjitha shkollat ​​fillore të Kinës me fokus rëndësinë e mirëkuptimit.

Mjaftoi shfaqja e saj në Twitter-in e Musk-ut dhe diskutimet mbi interpretimin e saj vërshuan. Sidomos në rrjetin Weibo të Kinës, duke arritur mbi 100 milionë shikime.

Referuar interpretimeve të dhëna, sugjerohej se Musk po aludonte për dy kriptomonedha rivale me temë qensh, shiba inu dhe dogecoin, për të cilat ai kishte postuar në Twitter këtë javë.

Postimet e tij në Twitter janë të njohura për lëvizjen e tregjeve të kriptomonedhave, megjithëse tregtimi i kriptomonedhave është i ndaluar brenda kufijve të Kinës.

Një botim nën agjencinë shtetërore të lajmeve, Xinhua, ka sqaruar se postimi i Musk-ut mund të jetë një sinjal për një shkëmbim të nxehtë që ai pati me drejtorin ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara rreth donacioneve.

“Reuters” shkruan se poema kineze shënoi një largim nga mesazhet tipike të tij në platformë, ku numëron 1.9 milionë ndjekës.

Dhe ku vlerëson shpesh Kinën për programin e saj hapësinor dhe rritjen e saj ekonomike gjatë tre dekadave të fundit.

Musk ka mbetur një figurë e njohur në Kinë edhe në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve SHBA-Kinë dhe kritikave rregullatore ndaj Tesla-s, e cila operon një fabrikë në Shangai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore