Sport

Eleminimi nga Conference League, Tottenham-i mund të ngrejë padi kundër UEFA-s


Skuadra angleze e Tottenham-it po shqyrton mundësinë për të ndërmarrë veprime ligjore pas vendimit të UEFA-s, që solli eleminimin e tyre nga Conference League.

Tottenham-i do të duhet të kishte luajtur ndeshjen me Rennes-in për Conference League, por ndeshja u shty për shkak të rasteve me koronavirus te anglezët.

Ishte vetë UEFA që kishte dhënë aprovimin fillimisht për shtyrjen e ndeshjes. Por, pak ditë më parë, ky organ vendosi fitoren në tavolinë 3-0 për francezët. Si rezultat, anglezët u eleminuan nga kompeticioni.

Sipas “Daily Mail”, Tottenham-i u ofrua ta luante ndeshjen, pas vendimit të fundit të UEFA-s, por kërkesa u refuzua. Madje angelzët, ishin të gatshëm që ndeshja nga “Tottenham Hotspur Stadium”, të luhej në Francë.

Duke qenë se asnjë nga kërkesat e skuadrës nga Premier League nuk u pranua, u la në fuqi humbja 3-0 në tavolinë.

Tashmë për Tottenham-in ka mbetur vetëm apelimi i vendimit në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Edhe pse ka një hezitim, gjithçka mund të ndodh duke qenë se në mes janë të ardhura të humbura, që angelzët do të fitonin nga kompeticioni dhe të drejtat televizive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore