Anëtarët kryesorë të panelit këshillimor shkencor, Sage, i kërkuan kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, që të merrte masa, për rritjen deri në tre metra të distancimit social.
Kjo kërkesë erdhi pas fjalimit të sekretarit të Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social dhe Deputet për West Suffolk, Matt Hancock. Ky i fundit kritikoi individët, se nuk po respektojnë rregullat e distancimit social. Masë për parandalimin e coronavirusit.
Gjatë konferencës për shtyp në Downing Street, Sekretari i Shëndetësisë tha se nuk do të përjashtoheshin veprime të mëtejshme, nëse do të ishte e nevojshme.
Ai u mbështet në deklaratën e kryetarit të stafit mjekësor, Chris Whitty. Ky i fundit deklaroi se ishte koha të “dyfishohen” masat anti-Covid, përfshirë dhe shëtitjet në natyrë.
Kjo erdhi pasi vendi regjistroi 529 vdekje ditën e hënë. Duke shënuar një rritje prej 30% nga java e kaluar.
Ishte e hëna më vdekjeprurëse që nga 20 prilli i 2020. U shënua java më e keqe, për sa i vdekjeve në Britani, që nga fillimi i pandemisë.
Johnson, paralajmëroi se do të ketë masa më të ashpra, nëse kufizimet ekzistuese nuk respektohen.
U hapën shtatë qendra vaksinimi, duke përfshirë ExCeL të Londrës dhe Millennium Point të Birmingham.
Pothuajse një e katërta e banorëve të shtëpive të kujdesit, kanë marrë vaksinën e tyre të parë.
Spitalet filluan të raciononin oksigjenin, pasi doli që një në katër pacientë me Covid-19, është nën 55 vjeç. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com