Çaj i luleradhiqja është i njohur për vite me radhë për një efekt të mahnitshëm në organizëm.
Çaji i lulerradhiqes mund të përgatitet shumë lehtë duke zier petalet e luleve. Lulerradhiqja është shumë e pasur me ushqyes, karotenoidë, vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Ja çfarë efekte ka:
Organizmi do të furnizohet me ushqyes
Çaji i petaleve dhe gjetheve të lulerradhiqes është shumë i pasur me kalcium, hekur, kalium, vitaminat K, A dhe B6. Ky lëng përmban edhe antioksidantë të cilat do të eliminojnë dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira. Barishtet e lulerradhiqes mund edhe t’i hani të freskëta sepse kanë më shumë vlera ushqyese se spinaqi dhe brokoli.
Mbani diabetin larg
Studimet, konfirmojnë se pirja ditore e çajit të lulerradhiqes mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Një gjë e tillë është e një rëndësie kritike për mbajtjen larg të diabetit.
Do të ndiheni energjikë
Çaji i lulerradhiqes ofron një alternativë të shkëlqyer e pa kafeinë për njerëzit që kërkojnë gjallëri dhe energji gjatë ditës
Trupi do të Ketë më pak lëngje të akumuluara
Në shumë raste, ndjesia e fryrjes shkaktohet nga akumulimi i lëngjeve në trup. Sipas të dhënave nëse pihet çdo ditë, çaji i lulerradhiqes nxit eliminimin e lëngjeve të tepërta.
Rënie nga pesha
Disa studime kanë zbuluar se lulerradhiqja është efikase për rënien në peshë. Gjethet pengojnë një enzimë që çlirohet gjatë tretjes e cila mundëson ‘magazinimin’ afatgjatë të yndyrës në trup.
Mbron nga sëmundjet kronike
Antioksidantët tek çaji do ta mbrojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat shtrojnë rrugën për shfaqjen e tumoreve dhe sëmundjeve të tjera kronike.
Përmisim tretjesh
Çaji i lulerradhiqes stimulon tretjen në mënyrë shumë efikase. Nëse ju pini një filxhan me çaj pas një vakti, tretja do të jetë më e shpejtë.
Mbron mëlçin
Çaji i lulerradhiqes ndihmon në detoksifikimin e mëlçisë dhe e mbron atë nga sëmundjet duke përmirësuar funksionet e saj.
Përmison inefksionin e veshkave
Duke qenë se ky çaj nxit urinimin, ai është efikas për trajtimin e infeksioneve të ndryshme dhe pastrimin e veshkave.
Kocka të forta
Mineralet tek çaji i lulerradhiqes ushqejnë kockat dhe shmangin osteoporozën. Për këtë arsye, çaji duhet pirë rregullisht që të jeni të mbrojtur nga kjo sëmundje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com