Kosova

Edhe festivali “Beerfest Kosova” anulohet për shkak të telasheve me lokacion


BeerFest Kosova.

Edhe, Festivali “Beerfest Kosova” i cili ishte paraparë të mbahet më 24 deri 26 qershor është anuluar.

Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët e këtij festivali përmes një komunikate për media, me arsyetimin se festivali nuk po lejohet të mbahet në lokacionin e paraparë nga Policia e Kosovës.

Organizatorëve u është komunikuar vendimi nga Policia e Kosovës që ky festival nuk do të lejohet të mbahet në lokacionin e përcaktuar (Parkingu, prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë), për shkak se ky lokacion nuk i plotëson kushtet për këtë organizim.

“Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit Mars. Deri në takimin e përbashkët që e kishim, nuk kemi pas asnjë përgjigje, përkundër insistimit tonë, duke na mbajtur kështu peng për lokacion”.

BeerFest Kosova.

“Për neve si organizatorë ky është një vendim shumë i dëmshëm, i vonshëm dhe i pa arsyeshëm. Në lokacionin e njëjtë ne i kemi mbajtur 4 edicionet e fundit dhe mendojmë që si lokacion është i përshtatshëm për këtë festival dhe aktivitete të tilla të ngjashme”, thuhet në njoftim.

Nga organizatorët është thënë se për shkak të vonesave për të gjetur një tjetër lokacion, janë të detyruar që të anulojnë mbajtjen e festivalit në këto data, në lokacionin e paraparë.

“Beerfest Kosova dhe MODUS, si organizator i festivalit tani është në kërkim të një lokacioni të ri të përshtatshëm dhe përcaktim të datave të reja”, thuhet në njoftim.

Ky është festivali i dyte më radhë që është anuluar në këtë muaj.

Edhe, Sunny Hill Festival, këtë vit do të organizohet në Tiranë.

Kështu ka konfirmuar për Albanian Post, Visar Breznica, njëri nga organizatoret e këtij festivali.

“Po, do të zhvendoset në Tiranë data e njëjtë vetëm loakcioni ndërrohet”, ka thënë Breznica për AP.

Festivali Sunny Hill në dy vitet paraprake ishte mbajtur në Gërmi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore