Moti i paqëndrueshëm do të karakterizojë gjithë mesin e gushtit, por temperatura rekord do të kapen të premten, kur termometri pritet të shënojë 38 gradë Celsius.
Megjithatë, deri në mesjavë, e më pas edhe gjatë fundjavës, temperatura do të jetë në rangun e 32-33 gradë Celsius sa i përket maksimaleve dhe në rangun e 18-20 gradë Celsius sa i përket minimaleve.
Reshje lokale shiu priten kryesisht gjatë fillimit dhe fundit të javës, me intensitet të dobët.
Teksa, prej të enjtes, rritja do të jetë e menjëhershme prej 4 gradë Celsius nga dita paraardhëse, duke bërë edhe kapërcimin e madh të temperaturës.
Po ashtu, vala e të nxehtit pritet të karakterizohet edhe nga erëra të fuqishme deri në 16 kilometra në orë, të cilat vijnë nga fronti afrikan dhe sjellin ajrin e nxehtë prej andej.
Pushuesit gjithsesi, nuk duhet të ndihen të shqetësuar, pasi zonat bregdetare do të kenë mot më të qëndrueshëm, pa reshje të shumta shiu dhe me vranësira të pakta.
I vetmi aspekt shqetësues, mund të jetë ai i zjarreve në vend, të cilët me temperatura të larta dhe me erën në favor, mund të shkrumbojnë sipërfaqe të tëra pyjesh.
Zjarret, jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë Mesdheun, kanë qenë gjatë dy viteve të fundit edhe shkaktarë të katastrofave më të mëdha mjedisore, duke shkrumbuar edhe shtëpi dhe duke detyruar mijëra njerëz të zhvendosen nga zonat e banuara.
Pjesa e mbetur e gushtit ndërkohë, pritet të mbyllet me mot të qëndrueshëm, në vlerën e 31-33 gradë Celsius, pa reshje shiu dhe pa vranësira të shumta.
E njëjta gjë, pritet të vijojë edhe përgjatë shtatorit, ku masat ajrore do të mbesin të njëjta, me temperatura mbi 30 gradë Celsius, të paktën përgjatë javës së parë të muajit të nëntë të vitit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore