Stil

E kujdesshme si përherë – Rita Ora uron Kosovën në Ditën e Pavarësisë


Këngëtarja kosovare me famë internacionale, Rita Ora, ka publikuar urimin e saj me rastin e 14-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, ku ajo numëron jo më pak se 16 milionë ndjekës, Ora, ka shkruar – “Urime Ditën e Pavarësisë”, teksa e ka shpërndarë një video të performancës në Prishtinë, shoqëruar me ritmet e muzikës tradicionale shqiptare.

Së fundmi, Ora, ka reflektuar për marrëdhënien me të dashurin e saj, Taika Waititi teksa ka shpërndarë një postim të bujshëm për Ditën e Shën Valentinit.

Këngëtarja, 31 vjeçe, falënderoi regjisorin, 46 vjeç, për “qëndrimin e lezetshëm”, teksa postoi një rikthim të paparë më parë të çiftit në vitin 2018 – tre vjet para se të fillonte romanca e tyre.

Fotot e tjera përfshinin që dyshja po shijonin një paraqitje të përbashkët glamuroze, teksa shihej, Taika duke fotografuar me krenari Ritën në tapetin e kuq dhe duke i drejtuar asaj një tharëse flokësh gjatë një sesioni fotografik.

Rita Ora dhe Taika Waititi.

Edhe Taika gjithashtu ndau falënderimin e tij për Ritën, me mbishkrimin – “Fotografia e parë natën që u takuam katër vjet më parë. Ne kemi qenë shokë që atëherë. Pastaj një vit më parë vendosëm t’i ‘komplikonim’ gjërat, por thjesht u bë më e lehtë. Gëzuar Ditën e Shën Valentinit për të dashurë time”.

Postimi vjen pasi Rita kishte zbuluar se ngrirja e vezëve të saj ishte gjëja më e mirë që ajo ka bërë ndonjëherë.

Në një intervistë për, The Independent, Ora kishte thënë se do t’i pëlqente të kishte një familje të mirë dhe të madhe, dhe gjithashtu shpërtheu për romancën e saj me Taika, duke thënë se “nuk priste të gjente dashuri” me të.

Rita Ora dhe Taika Waititi.

“Nuk e prisja të gjeja dashurinë në Australi dhe as nuk e kërkoja faktikisht”, ka thënë ylli i hitit “Poison”.

Ajo shtoi se është e prirur ta mbajë lidhjen e saj jashtë vëmendjes dhe se do ta mbrojë atë nga sytë e publikut, duke theksuar se privatësia “është e shenjtë për të”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore