Sport

E fundit: Emir Sahiti zgjedh të përfaqësojë ‘Dardanët’


Futbollisti i Hajduk Split-it në Koraci, Emir Sahiti, ka zgjedhur të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.

Anësori i majtë ka qenë pjesë e akademisë së Prishtinës, para se të kalonte te Rabotnicki në Maqedoninë e Veriut dhe më pas te kroatët e Hajduk-ut.

Sahiti për herë të fundit, ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U-21. Me “Shpresat”, ai numëron 11 paraqitje, dy gola dhe një asist.

Këtë sezon me skuadrën kroate, në kampionat, kupë dhe Conference League, ai numëron 23 paraqitje. Pesë gola dhe katër asiste mbajnë emrin e tij.

23-vjeçari në prani të presidentit të Federatës Futbollit Kosovës (FFK), Agim Ademit, këtë të martë të 28 dhjetorit, firmosi dokumentacionin e nevojshëm për t’u paraqitur me verdhekaltrit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore