Lajme

Dy herë në 10 ditë, regjistrohet fenomeni i rrallë kozmik


Një yll neutroni dhe një vrimë e zezë janë përplasur – dy herë – brenda një harku kohor prej 10 ditësh.

Shkencëtarët e dinin se një përplasje e tillë pritej të ndodhte, por nuk e mendonin se ajo do të ndoshta kaq shpesh.

Përse është i rëndësishëm ky zbulim?

Sepse në dorë, njerëzimi mund të ketë një formulë të re mbi si formohen yjet dhe galaktikat. Një formulë, e cila mund të zhbëjë gjithçka dimë deri më sot, dhe të riformulojë teza të reja.

Profesori Vivien Raymond i Universitetit të Cardiff-it, ka thënë për median britanike “BBC”, se “rezultatet ishin fantastike”.

“Duke të rikthehemi në tabelat e vizatimit dhe të rishkruajmë teoritë tona”, deklaroi ai me ekzaltim.

Pavarësisht kësaj, profesori pohon se duhet qëndruar me këmbë në tokë. “Duhet ta mbajmë të hapur mendjen mbi çfarë po na thotë universi”, shtoi ai. “Kur hamendësojmë diçka, ka gjasë të dalë e gabuar më vonë”.

Të dy këto struktura kozmike janë të mahnitshme dhe të stërmëdha.

Kur dy njësi të tilla ndeshen, krijon në pëlhurën e hapësirës një efekt, i cili quhet “valë gravitacionale”. Ndryshe, mund të shprehet si një grisje e hapësirës.

Gjithsesi, mbi efektet e vërteta që sjell kjo përplasje, ende duhet pritur. Kjo, pasi objektet gjenden shumë larg dhe koha që fenomeni të bëhet i shikueshëm në tokë është e madhe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore