Lojtari kosovar, Florent Muslija ka shënuar dy gola pavarësisht humbjes kundër Werder Bremen.
Dueli në ligën e dytë gjermane mes Paderborn dhe Werder Bremen përfundoi me fitoren dramatike të këtyre të fundit me rezultat 3:4.
Florent Muslija shënoi golin e parë në minutën e 15-të, nga pika e bardhë e penalltisë, por pas 20 minutash Bremen barazuan rezultatin.
Për të përmbyllur pjesën e parë me epërsi, u përkujdes përsëri Muslija i cili shënoi golin e dytë të Paderborn dhe personal.
Paderborn shënuan edhe golin e tretë në minutën e 57-të, por nuk arritën të mbajnë rezultatin, pasi Bremen shënoi dy gola të shpejt për të barazuar rezultatin në 3:3.
Ndërkohë, në minutën e 78-të për Paderbornin u inkuadrua edhe Marvin Çuni, sulmuesi i ri shqiptar, por ai nuk arriti të shënonte.
Pak para përfundimit të ndeshjes, Omer Toprak u përkujdes për t’i dhënë fitoren Bremen-it.
Gjatë këtij sezoni, Muslija radhiten në pozitën e 52-të sa i përket golashënuesve, pasi ai ka shënuar plotësisht tre gola deri më tani.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael