Në një ndeshje plot spektakël, ndërhyrje të ashpra, dhe emocione, Senegali u bë skuadra e pestë që arrin çerekfinalet e Kupës së Afrikës.
Skuadra e yllit të Liverpool-it, Sadio Mane, përballej në raundin e të 16-ave me Cape Verde.
Pjesa e parë, ashtu si edhe gjithë takimi, u karakterizua nga loja e ashpër e Cape Verde.
Për këtë gjë, ata u ndëshkuan dy herë, në mënyrën më të keqe.
Në minuëtn e 21-të, ishte Patrick Andrade ai që pas një ndërhyrje shumë të keqe, e la skuadrën me dhjetë futbollistë në fushë.
Kurse, në pjesën e dytë, me numër tek në fushë Cape Verde-n do e linte Vozinha.
Pra, ende pa u mbushur një orë lojë, rezultati ishte i barabartë me gola, por me futbollistë në fushë ishte 11-9.
Në këtë mënyrë, iu lehtësua puna shumë Senegali-t, që epërsinë numerike e shfrytëzoi shumë mirë.
I pari që shënoi ishte Sadio Mane, në minutën e 63-të, për t’i dhënë qetësinë e nevojshme atyre.
Me dy futbollistë më pak në fushë, Cape Verde e kishte të pamundur të reagonte.
Në fund, Dieng shënoi golin e 2-0, që do të ishte edhe rezultati përfundimtar.
Senegali kualifikohet në çerekfinale, dhe aty do të takohet me fituesin e çiftit Morocco – Malawi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com