Opera e Dubait
Opera u krijua në formën e një dhome të një anije tradicionale prej druri. Në fakt, dizajni është në një zonë të madhe publike, që rrethon auditorin e brendshëm, i cili mund të funksionojë si një teatër apo një sallë koncertesh.
Kulla Cayan
Kulla Cayan, e projektuar nga Skidmore, Owings & Merrill, është gjithashtu në Dubai Marina. Kjo kullë gjarpëruese është vetëm katër metra më e shkurtër se kulla Ocean Height, e cila u hap në 2013-tën.
Muzeu i së Ardhmes
Muzeu përmban një boshllëk në qendër të formës së tij torus – simbolik i “asaj që nuk dihet ende”, sipas arkitektit të studios, Killa Design. Ata përdorën mjete pune të krijuara për të prerë më shumë se 1 mijë forma, të cilat mbështesin sistemin e tekstilit me xham dhe çelik në fasadë.
Burj Khalifa
Burj Khalifa është më e lartë në botë për më shumë se një dekadë. Një numër risish u përdorën në ndërtimin e tij, duke përfshirë një përzierje betoni që mund të pompohej 2 mijë metra lart, për t’u vendosur në katet më të larta.
Kulla e Wasl-it
Ka një dizajn përdredhës dhe një fasadë qeramike. Ndryshe e njohur si “Kulla që merr frymë”, ndërtesa prej 400 milionë dollarësh me material me bazë argjile, të veshur me pllaka në formë fine, siguron hije nga nxehtësia e ashpër e Dubai-t dhe shërben për të devijuar dritën në brendësi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Dy burra akuzohen për vjedhjen e veprave të Banksy nga galeria e Londrës
-
Zbulohet në Itali portreti i Winston Churchill i vjedhur nga hoteli në Kanada
-
Elisabetta Franchi: Ne nuk kishim energji elektrike në shtëpi, në moshën 5-vjeçare gatuaja për të gjithë – Zbulova se isha tradhtuar duke punësuar shtatë hetues