Dua Lipa dhe Donatella Versace po e çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër me koleksionin e ri bashkëpunues.
Ylli i muzikës pop dhe stilistja e njohur kanë bashkuar forcat për të krijuar një koleksion veror, të quajtur La Vacanza.
Ai do të jetë i disponueshëm në dyqane dhe në internet nga 23 maji, menjëherë pas asaj që do të jetë pa dyshim një sfilatë e mbushur me yje në Kanë, Francë.
“Jam absolutisht e emocionuar që kam bashkë-dizajnere në koleksionin e grave La Vacanza për Versace me Donatella-n”, ka thënë Lipa.
“Ajo dhe unë kemi krijuar një lidhje kaq të fortë gjatë viteve, dhe jam shumë mirënjohëse për mbështetjen që kam marrë nga ajo dhe i gjithë ekipi që nga fillimi i karrierës sime”, ka vijuar ajo.
Lipa ka treguar po ashtu se kjo ka qenë një ëndërr e saj. “Jam shumë krenare për këtë koleksion dhe mezi pres ta debutoj në Kanë”.
Ylli shqiptar ka qenë prej vitesh imazh dhe fanse e shtëpisë ikonike italiane të modës.
Lipa iu bashkua Megan Thee Stallion dhe Donatella-s në rikrijimin e një momenti ikonik të Mariah Carey dhe Whitney Housten 1998 VMA në ndarjen e çmimeve Grammy të vitit të kaluar.
“Puna me Duan në këtë koleksion ka qenë shumë emocionuese dhe më pëlqen dinamika mes nesh”, ka thënë Donatella.
“Dua është e fortë, e patrembur dhe e lirë dhe vizioni i saj krijues është i jashtëzakonshëm. Vera është një kohë magjike. Ne do të kapim këtë ndjenjë dhe ngjyrat e asaj periudhe të vitit me një sfilatë të veçantë dhe intime në Kanë”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Në zbulim të feniminitetit”, stilistja shqiptare flet për bashkëpunimin me Calvin Klein
-
Naomi rrëfehet si kurrë më parë: Sado të rrëzohem, do të ngrihem sërish – Ja vlen të luftoj për gjeneratën e re
-
Legjendat mbi humbjen ‘e çmendur’ në peshë të Maria Callas
-
Katy Perry: Nëse burri im pastron kuzhinën, unë e shpërblej me…