Tashmë është bërë gati një vit i plotë që kur ikonat e futbollit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo bashkuan forcat për të thyer internetin me një postim të dyfishtë në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram.
Një imazh i dyshes së super yjeve duke luajtur shah mbi një grumbull bagazhesh Louis Vuitton u shfaq në rrjetet sociale më 19 nëntor, një ditë para fillimit të Kupës së Botës të vitit 2022 në Katar.
E tani, me afrimin e përvjetorit të postimit ikonik, superyjet e muzikës rep, Drake dhe J. Cole kanë rikrijuar skenën e njëjte për një videoklip të ri.
Drake ka lëshuar vazhdimisht muzikën dhe pamjet vizuale nga albumi i tij i ri, “For All the Dogs” në krye të listës, dhe dyshja gjithashtu do të fillojë turneun e tyre të përbashkët në Amerikën e Veriut në fillim të vitit të ardhshëm.
Skena e shahut shfaqet në videon e këngës, “First Person Shooter”, në të cilën Drake dhe J. Cole përfshihen në një duel vrapues kokë më kokë për një numër lojërash dhe aktivitetesh, duke përfshirë pingpongun dhe basketbollin dhe është plot me referenca për meme në internet dhe momente kulturore.
Në skenën e tyre duke luajtur shah, Drake në një lloj mënyre e imiton qëndrimin e Messit, i zhytur në mendime me dorën në mjekër, ndërsa J. Cole jep një nga vargjet e tij ndërsa ishte ulur në vendin e Ronaldos.
Fotoja origjinale e shahut bëri mega numra, ku versioni i postimit të Ronaldos në Instagram u pëlqye shpejt më shumë se 30 milionë herë brenda 24 orëve të para, ndërsa Messi mori 24.5 sosh.
Që atëherë, gjithsej 83.8 milionë pëlqime janë mbledhur mes postimeve nga Ronaldo (42.7 milionë), Messi (32.8 milionë) dhe Louis Vuitton (8.3 milionë).
Nuk është çudi që postimi i Ronaldos ishte më i pëlqyeri, duke qenë se ai është mbreti i Instagramit. Kapiteni i Portugalisë është personi më i ndjekur në të gjithë platformën me 612 milionë ndjekës.
Megjithatë, Messi mund të ngushëllohet me faktin se dy nga postimet e tij në Instagram — një foto e tij duke mbajtur Kupën e Botës e vitit 2022 lart arriti 75.6 milion pëlqime dhe një postim ku shfaqet duke pirë mate në shtrat së bashku me trofeun grumbulloi plot 54.7 milion – që mbajnë aktualisht pozitën e parë dhe atë tretë në listën e postimeve më të pëlqyera të të gjitha kohërave të shpërndara në platformë.
Shto këtu faktin se Messi ka fituar Topin e Artë tetë herë në krahasim me pesë të Ronaldos, dhe e mbylli Kupën e Botës vitin e kaluar duke i ngritur trofeun Argjentinës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com