Muzikë

Dr. Dre solli ikonat e Hip Hop-it në shfaqjen e Super Bowl


Super Bowl-i bëri një kthim triumfues në Los Anxhelos, Kaliforni me një përqafim të nostalgjisë hip-hop të udhëhequr nga artisti, Dr. Dre.

Në orët e para të 14 shkurtit, në pak më pak se 14 minuta, Dre, i shoqëruar nga Eminem, Snoop Dogg, Mary J. Blige dhe Kendrick Lamar, mahniti të gjithë shikuesit e kampionatit të futbollit amerikan.

70 mijë njerëz ndoqën lojën midis skuadrave Cincinnati Bengals dhe Los Angeles Rams në stadiumin So-Fi të Kalifornisë.

Spektatorët dëshmuan një seri hitesh muzikore, në një skenë e cila i bënte homazh Compton-it, lagjes ku lindi dhe u rrit reperi i Bregut Perëndimor.

Shfaqja, e cila bëhet mes pjesës së parë dhe të dytë të ndjeshjes finaliste, nuk i kurseu as surprizat. Pas performancës së Dr. Dre dhe Snoop Dogg, u shfaq reperi 50 Cent, për të performuar këngën e tij hit ‘In Da Club’ – me kokë poshtë, ashtu si videoklipi i këngës– dhe gjithashtu,  Anderson Paak, i cili performoi në bateri së bashku me Eminem-in, këngën “Lose Yourself”.

Shfaqja e këtij viti pritet të jetë ndjekur nga të paktën 100 milionë njerëz në mbarë botën.

Është e rrallë Super Bowl-i të kalojë pa një lloj polemike

49-vjeçari Eminem bëri bujë këtë vit për kundërshtimin e tij ndaj udhëzimeve të Ligës Kombëtare të Fubollit (NFL) për të mos u gjunjëzuar.

Sapo interpretimi i tij i ‘Lose Yourself’ përfundoi, Eminem u gjunjëzua. Kjo, duke treguar respekt për  për ish-mbrojtësin e San Francisco 49ers Colin Kaepernick, një atlet me ngjyrë që bëri të njëjtin gjest gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër brutalitetit të policisë.

Mbështetja e Kaepernick për lëvizjen pro të drejtave të Afro-amerikanëve, “Black Lives Matter”, rezultoi në përjashtimin e tij nga 49-të dhe një padi kundër NFL për largimin e tij nga sporti. Ankesa nuk u përshkallëzua pasi lojtarit iu ofrua një zgjidhje që akoma nuk është bërë publike.

NFL mohoi raportet se po përpiqej të ndalonte Eminem të mbyllte segmentin e tij ashtu siç kishte menduar.

“Ne shikuam të gjithë elementët e shfaqjes gjatë provave të shumta këtë javë dhe ishim të vetëdijshëm se Eminem do ta bënte këtë,” tha zëdhënësi i ligës, Brian McCarthy.

Pas kësaj, një spektakël fishekzjarrësh ndriçuan qiellin ndërsa dielli po perëndonte dhe shfaqja përfundoi, me Snoop dhe Dre që po përformonin këngën ikonike “Still DRE”, ndoshta një nga pjesët më të famshme të pianos në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore