Luka Doncic ka treguar se është me të vërtet një kampion i madh në basketboll.
Ylli i Sllovenisë dhe Dallas Mavericks ka realizuar 48 pikë në përballjen me Argjentinën, duke u bërë kështu basketbollisti me më shumë pikë të shënuara brenda një ndeshje në Tokio 2020 dhe i dyti në historinë e Lojërave Olimpike.
Lista me pesë basketbollistët që kanë shënuar më shumë pikë brenda një ndeshje:
Oscar Schmidt (Brazil) përballë Spanjës – viti 1988, 55 pikë.
Luka Doncic (Slloveni) përballë Argjentinës – viti 2021, 48 pikë.
Eddie Paulubinskas (Australi) përballë Meksikes – viti 1976, 48 pikë.
Ricardo Duarte (Peru) përballë Kores – viti 1964, 44 pikë.
Arturo Guerrero (Meksikë) përballë Japonisë – viti 1976, 41 pikë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com