Jetesë & Stil

Dita e Beqarëve gjithnjë e më ‘në modë’


I vetmuar për Shën Valentin? Mos u mërzit! Nëse je “single”, ke edhe ti festën tënde. Pikërisht, më 15 shkurt, kur festohet Shën Faustini, Dita e Beqarëve.

Në Shqipëri, kjo ditë nuk njihet edhe aq shumë nga shqiptarët. Shumë qytetarë mendojnë se është një frymë evropiane e cila ka arritur vonë tek ne, e disa të tjerë e konsiderojnë si ditë që ka lindur mes shakave, por, në të vërtetë, të dyja ditët e kanë një histori.

Duhet ta pranojmë që nuk është aq e mbushur sa Shën Valentini. Në këtë ditë mungojnë dhurata, trëndafilat, çokollatat por organizohen festa mes miqsh që çdo i dashuruar do t’i kishte zili.

Por e dini se ka disa përfitime të qenit të palidhur. Beqarët mund të vijnë e të shkojnë si të duan, pa marrë parasysh orarin, dëshirat apo nevojat e një partneri.

E nëse flasim për mundësi karriere? Një beqar nuk ka nevojë të konsultohet me bashkëshortin përpara se të pranojë një ofertë. Po ashtu është më e lehtë për një beqar të ruajë zakonet e shëndetshme. Nuk ka askënd që të sabotojë përpjekjet e tyre për të punuar dhe për të ngrënë shëndetshëm. Beqarët gjithashtu priren të jenë më të vetëbesueshëm dhe të përfshirë në komunitetet e tyre.

Pavarësisht nëse janë beqarë sipas zgjedhjes ose rasteve të ngjarjes, ata priren të bëjnë jetë të pavarur. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ata janë vetëm. Beqarët mund të rrisin një fëmijë apo nip. Ata mund të kujdesen për një prind ose vëlla ose motër.

Shikoni nga afër beqarët në jetën tuaj. Ka nga të gjitha llojet, ata të cilët depresionohen nga ky fakt e disa të tjerë që e shijojnë pafund. Të gjithë e dimë që beqarët, nuk mungojnë në asnjë rast apo festë. A nuk është kjo diçka që do ta donin të gjithë?

E nëse jeni “single”, merrini maksimumin, nuk jeni vetëm. Kjo nuk do të thotë se nuk jeni i/e mirë mjaftueshëm për këdo, por sepse askush nuk është ende, i/e mirë sa duhet për ty.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore