Lajme

Disidenti rus Vladimir Kara-Murza fiton çmimin Pulitzer


Vladimir Kara-Murza, i cili ka vijuar të shkruajë kolumne në Washington Post nga qelia e tij e burgut në Rusi, ka fituar çmimin Pulitzer.

42-vjeçari është politikan, autor dhe historian rus, i cili është i burgosur në Rusi që nga prilli i vitit 2022.

Vitin e kaluar ai u dënua për tradhti për denoncimin e luftës në Ukrainë.

Ai është dënuar të vuajë 25 vjet burgim, dënimi më i rëndë i dhënë një kritiku të Kremlinit në Rusinë moderne.

Ai është mes një numri në rritje të disidentëve të arrestuar në kushte gjithnjë e më të vështira si pjesë e goditjes politike të Presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas njoftimit të Pulitzer të së hënës, çmimi iu dha Kara-Murza “për rubrikat e pasionuara të shkruara me rrezik të madh personal nga qelia e tij e burgut, duke paralajmëruar për pasojat e mospajtimit në Rusinë e Vladimir Putinit dhe duke këmbëngulur për një të ardhme demokratike për vendin e tij”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore