Kosova

Digjet një veturë në Veri


Ilustrim

Një veturë në pronësi të një shtetasi serb, është djegur të shtunën në komunën e Leposaviqit, raporton mediumi serb në Veri –“Kossev”.

Sipas Policisë, për momentin nuk dihen arsyet, ndërsa zjarri ka përfshirë më së shumti motorin e veturës.

“Makinës i ka djegur motori, është dëmtuar shumë. Për momentin nuk dihet arsyeja e kësaj zjarrvënieje. Hetimi është duke vazhduar”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Ndryshe, në fillim të këtij muaji, nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniç, i janë djegur dy lokale në qendër të qytetit.

Po ashtu javë më parë, të ashtuquajturës zyrtare të Komunës paralele në Leposaviq i është djegur makina.

Makina është vënë në flakë ndërsa ajo ka qenë e parkuar jo larg shkollës së mesme në Komunën e Leposaviqit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore