Kosova

Digjen dy vetura në Zveçan


Komuna e Zveçanit

Dy vetura janë djegur në Komunën e Zveçanit të premten në mëngjes rreth orës 01:40, ku dyshohet për zjarrvënie, derisa njoftohet se nuk ka të lënduar.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Sot në mëngjes dy vetura pronë të Komunës Zveçan janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarre vënie, ndërsa të lënduar nuk ka”, ka thënë Elshani.

Ai ka theksuar se Policia e Kosovës po punon për të zbardhur rastin.

Ndryshe, më 21 korrik, një granatë dore kishte shpërthyer në afërsi të Liqenit të Ujmanit, afër vendit ku po freskoheshin qytetarët, ku dy vetura ishin dëmtuar dhe nuk kishte persona të lënduar.

Liqeni i Ujmanit është bërë pikë turistike për “pushuesit” kosovarë që po shkojnë të freskohen atje ditëve të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore