Lajme

Dieselgate: Ish-shefi i Audi-t shpallet fajtor për mashtrim


Ish-CEO i Audi-t, filial i Volkswagen, i gjykuar në Gjermani për aferën “Dieselgate” njohu përgjegjësitë e tij në skandalin e motorëve të montuar me naftë, njoftoi të martën para gjykatës gjermane ku po paraqitet.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “AFP”.

Rupert Stadler deklaroi në veçanti se ai “pranoi” që automjetet të nxirren në shitje me softuer të paautorizuar dhe se ai “ka hequr dorë” të informojë partnerët e Volkswagen, sipas deklaratës së shkurtër të lexuar nga avokatja Ulrike Thole-Groll.

Ish-shefi 60-vjeçar i firmës së “unazës” është i pandehuri kryesor në gjyqin e parë penal të hapur në Gjermani për të gjykuar skandalin global të naftës.

Pse Stadler është në gjyq?

Stadler kishte qëndruar i pafajshëm për dy vjet e gjysmë që nga fillimi i gjyqit.

Ai u bë ekzekutivi i parë i lartë që do të gjykohej në skandalin që goditi Volkswagen, kompaninë mëmë të Audi dhe filialet e tjera.

Gjigandi gjerman i makinave Volkswagen – filialet e të cilit përfshijnë Porsche, Audi, Skoda dhe Seat – pranoi në shtator 2015 se kishte instaluar softuer për të manipuluar emetimet në 11 milionë automjete me naftë në mbarë botën, duke i bërë ato të dukeshin më pak ndotëse në mjediset e testimit sesa ishin në të vërtetë në rrugë.

Stadler është akuzuar se ka vazhduar të shesë makina me softuerin e manipuluar pasi mësoi për të, por një tjetër menaxher i Audi dhe Porsche, Wolfgang Hatz, i cili po gjykohet së bashku me Stadler dhe dy inxhinierë të tjerë të Audi-t, është akuzuar me përgjegjësinë për instalimin e vërtetë softuerin.

Prokuroria ka hedhur poshtë opsionin për të rënë dakord për një dënim me kusht për Hatz, i cili ende përballet me mundësinë e burgosjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore