Shëndet

Depresioni: si luftohet duke ngrënë


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), depresioni është një sëmundje mendore e përhapur: trishtimi, vetëvlerësimi i ulët, ndryshimi i humorit, ankthi dhe mungesa e interesit janë të gjitha shenja të depresionit. Ky çrregullim mendor prek pothuajse të gjithë njerëzit herë pas here, por mund të bëhet edhe kronik.

Por lajmi mirë është se ka disa ushqime që ndihmojnë në normalizimin e gjendjes depresionit tek njeriu.

Tërshëra është një nga ushqimet që ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes.

Fibrat janë çelësi për të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak. Drithërat e shëndetshëm ekuilibrojnë nivelet e sheqerit dhe insulinës, të cilat mbrojnë trurin nga efektet e dëmshme të karbohidrateve të thjeshta dhe sheqerit.

Tërshëra është e pasur me fibra dhe ato ekuilibrojnë nivelet e glukozës ndërsa qetësojnë edhe sistemin tretës, duke rritur mirëqenien emocionale. Ato janë të pasura me vitamina B, të cilat janë thelbësore për funksionin e shëndetshëm të trurit dhe stabilitetin emocional.

Arrat dhe Bajamet

Arrat dhe bajamet trajtojnë depresionin sepse ato janë të pasura me acide yndyrore omega-tre, të cilat janë thelbësore për funksionimin e trurit. Studimet konfirmojnë se nivelet e ulëta të omega 3 çojnë në depresion. Gjithashtu, arrat përmirësojnë përqendrimin dhe kujtesën.

Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë përmban antioksidantë që luftojnë me radikalet e lira. Përveç kësaj, stimulon prodhimin e serotoninës në tru, përmirëson gjendjen shpirtërore dhe zvogëlon kortizolin. Duhet siguruar që çokollata të përmbajë të paktën 75% kakao.

Bananet

Bananet janë një frutë e pasur me kalium dhe për këtë arsye janë të shkëlqyeshme edhe për uljen e presionit të gjakut, si dhe vitamina B6, e cila forcon sistemin imunitar, dhe gjithashtu përmban fosfor, mangan, magnez, vitaminë A, acid folik dhe vitaminë C, që ndihmojnë në trajtimin e stresit, depresionit ose ankthit.

Spinaqi dhe lakra jeshile

Ju duhen antioksidantë për të luftuar depresionin, dhe gjethet jeshile janë burimi më i mira i antioksidantëve. Përveç kësaj, ato ndihmojnë në çlirimin e neurotransmetuesit dopamine, i cili përmirëson gjendjen shpirtërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore