Kosova
Depoja e produkteve dhe pajisjeve mjekësore përfshihet nga zjarri – policia ende s’e di çfarë ndodhi
Një depo e produkteve dhe pajisjeve mjekësore është përfshirë nga zjarri në rrugën Prishtinë –Ferizaj, rreth orës 10:00.
Fillimisht, lajmin për Albanian Post, e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
Sipas Policisë, bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale, duke mos dhënë ende diçka konkrete.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com