“Rreth 46 mijë tatimpagues janë pajisur me certifikate elektronike”.
Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mëngjesin e 17 gushtit, si një ndër kushtet e domosdoshme për Fiskalizimin.
Nëpërmjet një video në median sociale Twitter, Denaj shpjegon mënyrën se si duhet të veprojnë qytetarët për t’u pajisur me këtë certifikatë.
Si fillim duhet bërë identifikimi si biznes në platformën e-Albania. Më pas bëhet kërkim për zgjedhur shërbimin “Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit”.
Në vijim do të hapet një dritare e re, ku do të plotësohen të dhënat e kërkuara në formularin elektronik.
Ndërkaq pagesa që kërkohet mund të kryhet online ose me mandat pagese. Pas mbarimit të këtij veprimi duhet ngarkuar dokumenti që vërteton pagesen në PDF.
Pasi të keni klikuar dërgo procesi ka përfunduar.
Në përfundim Denaj informon se përgjigja do të mbërrijë në adresën e email-it, me të cilën qytetarët janë regjistruar në portalin e-Albania.
E gjitha kjo vjen ne kuadër të digjitalizimit të shërbimeve.
🧾Rreth 46,000 tatimpagues janë pajisur me certifikate elektronike, si një ndër kushtet e domosdoshme për Fiskalizimin.
Për më shumë informacion👇https://t.co/RWfwV4HSjN pic.twitter.com/IMffu9eAZg
— Anila Denaj (@AnilaDenaj) August 17, 2021
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore