Milan-i ka marrë një lajm jo të mirë këtë të premte. Qendërmbrojtësi i tyre, Fikayo Tomori u dëmtua gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë përballë Genoa-s, të enjten në mbrëmje.
Rezultati i ekzaminimeve zbuloi se anglezi është dëmtuar në meniskun e gjurit të majtë. Për pasojë, ai do të jetë jashtë fushave të blerta për një muaj.
Rikthimi i tij në fushë, pritet rreth gjysmës së dytë të shkurtit. Me mbrojtësin që do të tentojë të rikuperohet për duelin e datës 13 shkurt me Sampdoria-n.
Pasditen e kësaj të premte, Tomori do t’i nënshtrohet operacionit dhe Milan-i do të dal me deklaratë zyrtare.
Tomori do të humbasë ndeshjet përballë:
Spezia-s në Serie A (në shtëpi)
Juventus-it në Serie A (në shtëpi)
Inter-it në Serie A (në transfertë)
Çerekfinalen e Kupës së Italisë (në shtëpi)
Sampdoria-s në Serie A? (në shtëpi)
Nga ana tjetër një lajm i mirë për kuqezinjtë është rikthimi i Davide Calabria-s. Milan-i njoftoi se mbrojtësi rezultoi negativ në testin për Covid-19.
Lojtari është rikuperuar plotësisht dhe të shtunën do të jetë në dispozicion të stafit teknik.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael