Përballje

DeMar DeRozan shënon 40 pikë në fitoren e Bulls dhe thyen rekordin e Michael Jordan


DeMar DeRozan ka thyer një rekord të Michael Jordan për Chicago Bulls, duke shënuar së paku 35 pikë për ndeshjen e gjashtë radhazi.

32-vjeçari shënoi 40 pikë në fitoren 120-109 përballë San Antonio Spurs.

Ai ka thyer rekordin e Michael Jordan të vendosur në sezonin 1996/97, duke shënuar 30 pikë për herën e shtatë radahazi.

Bulls u futën në çerekun e fundit duke humbur për gjashtë pikë, por një performancë shumë e mirë nga DeRozan ktheu rezultatin.

Që nga rikthimi i rezultatit, ata asnjëherë nuk ishin në disavantazh përsëri – dhe e fituan ndeshjen.

“Kur vjen periudha e fundit, në mendjen time është vetëm fitorja”.

“Duhet ta kuptosh gjithë ndeshjen, është e vështirë të luash në nivelin më të lartë për 48 minuta”, u shpreh DeRozan.

Vucevic shtoi 25 pikë dhe 16 kërcime.

Në anën tjetër, Seth Curry shënoi 23 pikë në debutimin e tij te Brooklyn Nets, duke i kthyer te fitorja pas 11 ndeshjesh, me rezultat 109-85 përballë Kings.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore