Deklasime në Premier League – Newcastle mposht Tottenham-in, West Ham triumfon kundër Bournemouth-it
Dy sfidat e së dielës në Premier League ishin interesante dhe me shumë gola.
Ndeshja mes Newcastle dhe Tottenham përfundoi me fitoren e thellë të këtyre të parëve, me rezultat 6:1.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga Newcastle, të cilët arritën të shënojnë tre gola në 10 minutat e para.
Goli i parë erdhi në minutën e dytë me anë të Jacob Murphy-t.
Katër minuta më pas Joelington shënoi për të dyfishuar epërsinë.
Nuk kaluan as tre minuta pas golit të dytë, dhe Murphy arriti golin e tij të dytë personal, dhe të tretin të ekipit.
Në minutën e 19-të, Alexander Isak shënoi për deklasimin e Tottenham.
Pas vetëm dy minutave, ishte përsëri Isak i cili shënoi golin e pestë dhe të fundit te pjesës së parë.
Në fillim te pjesës së parë, në minutën e 49-të, Harry Kane shënoi golin e nderit për Tottenham-it.
Për golin e fundit të ndeshjes, u përkujdes Callum Wilson, i cili shënoi në minutën e 67-të.
Me këtë fitore, Newcastle do kaluan në pozitën e tretë me 59 pikë, ndërsa Tottenham në vendin e pestë me 53 pikë.
Në anën tjetër, West Ham turpëroi po ashtu Bournemouth-in duke e mposhtur me rezultat 0:4.
West Ham shënuan tre gola në pjesën e parë me anë të Antonio, Paqueta dhe Rice.
Më pas golin tjetër e shënoi Fornals në minutën e 72-të.
Cornet shënoi edhe një gol në minutën e 91-të, por ky gol i West Ham u anulua.
Momentalisht West Ham janë në vendin e 13-të me 34 pikë, ndërsa Bournemouth janë në pozitën e 15-të, me një më pak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com