Numri dy i botës në renditjen e ATP-s (Shoqëria e Tenistëve Profesionist), Daniil Medvedev, nuk do ta vazhdojë më pjesëmarrjen në turneun Monte Carlos Masters, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Rusi është vendosur në karantinë dhe do të qëndroj ashtu nën mbikëqyrjen e fizicistit të turneut.
25-vjeçari ishte konkurrenti i dytë në listën e turneut në fushën me dhe të Monte Carlo-s. Turneu Masters i Monte Carlo-s filloi ditën e diel (10 prill). Atij iu desh të tërhiqej që në raundin e parë të kompeticionit.
“Fokusi im tashmë është të ripërtërij shëndetin e të jem gati dhe i shëndetshëm për çdo turne, kampionat apo sfidë të radhës”, tha Medvedev për BBC Sports.
Medvedev është parë ditën e hënë të stërvitet me numrin tre të botës dhe njëkohësisht të 11-in e Monte Carlo-s, Rafael Nadal.
Monte Carlo Masters filloi më 10 prill e do të zgjasë deri më 18 prill.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael