Kosova

Daçiç e cilëson si “skandaloze” arratisjen e Ramadanit: Kërkuam shpjegim nga Maqedonia e Veriut  


Ivica Daçiç

Si “skandaloze” e ka cilësuar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, arratisjen e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Ramadanit, nga arresti shtëpiak.

Daçiç, siç njoftojnë mediat serbe, ka kërkuar shpjegim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut “se si është e mundur” që Ramadani është arratisur, kur ai, sipas tij, u arrestua nga një fletarrest ndërkombëtar i lëshuar nga Serbia.

Ramadani – i arrestuar muajin e kaluar nga policia maqedonase – ka ikur nga arresti shtëpiak.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është duke marrë masa për gjetjen e vendndodhjes së Ramadanit.

Ramadani u arrestua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL-it, nën akuza për krime lufte.

Ndërkaq më 1 gusht gjykata në Maqedoninë e Veriut urdhëroi që Ramadani të dërgohet nga paraburgimi në arrest shtëpiak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore