Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë për shumë industri ku dasmat dhe ceremonitë kanë qenë ndër më të prekurat.
Izolimet ndërkombëtare dhe kufizimet në të gjithë botën bënë miliona çifte të vendosnin të shtynin ditën e tyre të veçantë deri në vitin 2021.
Stilistët e vellove janë ato që ndoshta e kanë vuajtur më shumë pandeminë nga gjithë industria e modës.
Ndërsa shtëpitë e modës dhe shitësit me pakicë përballeshin me sfidat e njerëzve që blinin më pak rroba, stilistët e veshjeve të nusërisë u përballën me mundësinë që njerëzit të mos blinin fare.
“Ka qenë viti më i vështirë i jetës sime në punë dhe për sa i përket biznesit, ka qenë i tmerrshëm”, thotë stilistja Charlie Brear.
“Në fund të sezonit unë kisha vetëm tre nuse të martuara këtë vit, kur normalisht do të kishte nga 20 deri në 30,” shprehet ajo.
Kur bëhet fjalë për estetikën, ka edhe disa reagime befasuese. Pavarësisht se Pinterest e ka shpallur tashmë 2021 vitin e “martesës minimaliste”, stilistët po parashikojnë një trend tjetër kur bëhet fjalë për ngjarjen dhe veshjet.
“Unë mendoj se në të vërtetë do të jetë e kundërta e qetësisë. Njerëzit do të jenë kaq të gatshëm për të festuar dhe kur bëhet fjalë për dasëm është një dëshirë akoma më e madhe”, thotë stilistja Savannah Miller nga Cotswolds.
Pas situatës që po përjetohet njerëzit nuk po shqetësohen më aq shumë për buxhetin dhe thjesht duan cdo gjë në maksimum./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com