Një mini çokollatë është gjithçka çfarë ju duhet për të nisur ditën.
Përbërësit:
Dy patate të ëmbla të ziera
1 filxhan lajthi të bluara
2 lugë vaj kokosi
Gjalpë
Përgatitja:
Në një tas bashkoni patatet e ëmbla të ziera, lajthitë e bluara dhe vajin e kokosit. Ju mund të përdorni një blender për këtë.
Kur të gjithë përbërësit të jenë bashkuar, vendosini në një tas ose kallëp katror ose vendosini në frigorifer. Kur të ngurtësohet e presim në kubikë më të vegjël dhe çdo kub e mbështjellim në çokollatë të shkrirë me gjalpë.
Duke qenë se kubet janë nga ngrirja, çokollata do të shtrëngohet menjëherë. Mbani çokollata të shëndetshme në frigorifer
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com