Shijoni një copë kënaqësie, pa pasur nevojë për pjekje. Kjo është një ëmbëlsirë e lehtë, verore dhe shërben për të gjitha rastet.
Përbërësit:
150 – 200 g biskota
120 gr gjalpë i shkrirë
500 g krem djathi
200 ml panna
70 – 100 ml qumësht
100 g sheqer pluhur ose 4 lugë gjelle sheqer normal
lëng limoni
Një grusht mjedra
Përgatitja:
Biskotat i thërrmojmë dhe i përziejmë me gjalpin. Me ndihmën e një luge e sheshojmë masën te forma e kekut me unazë.
E vendosim tavën për 30 minuta në frigorifer sa bisktotat dhe gjalpi të forcohen. Rrahim pana-n sa të bëhet krem dhe e përziejmë me krem djathi.
Shtojmë më pas sheqerin dhe qumështin duke e përzier me telin e kuzhinës. Hedhim kremin mbi shtratin e biskotave dhe e lëmë në frigorifer për të paktën 2 orë.
Zbukurojmë sipër me mjedra në momentin e servirjes.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com